Analiza taktike nga Gerd Haxhiu/ Unë e pashë kështu…

 

 

Partizani – Kukësi ishte takimi më i rëndësishëm i javës së 2- të Superligës.

Në planin psikologjik,Partizani nuk vinte i qetë në këtë përballje. Së pari, humbja në javën e parë në fushën e tij, dhe së dyti, problemet e disiplinës me ish kapitenin Hoxha.

Ndërsa Kukësi diçka më i qetë, kjo më tepër prej 3 pikëve që arriti kundër Kamzes, se sa prej paraqitjeve jo fort bindëse të dy ndeshjeve të para të këtij fillimviti futbollistik.

Në planin teknik, të dyja skuadrat u shfaqën me të njëjtin rreshtim 4-2-3-1. Partizani e kishte zgjidhur më drejt me përzgjedhjen e lojtarëve me karakteristikat e duhura për këtë lloj rreshtimi. Sidomos, me dy lojtarët anësorë të treshes sulmuese, Progni dhe Trashi, që luanin në krahun e kundërt, me këmbën e kundërt.

E kundërta ndodhte te Kukësi, ku vetëm Kale ishte lojtari me cilësitë e duhura për linjat anësore. Shumë e çuditshme, vendosja e Gurit në linjën anësore të djathtë, ku dihet që lojtari është tipik një sulmues i parë,

edhe pse është përdorur shpesh si sulmues i dytë, prej pranisë së Pejiçit në majën e sulmit në dy sezonet e fundit.

Në rreshtimin 4-2-3-1, teorikisht duhet të shikonim 4 linja në fushë, por praktikisht shumë pak herë e pamë gjatë takimit nga të dy ekipet, çka do të thotë se shkallëzimi, si një element teknik shumë i rëndësishëm në futboll, u pa pjesërisht te Partizani, ndërsa te Kukësi ishte pothuajse inekzistent. Pozicionimi i Bakajt shumë afër Alijevit bënte që të kishte një mungesë kohezioni midis repartit të mesit dhe sulmit

Në fazën mbrojtëse, të dyja skuadrat kanë aplikuar presingun ofensiv të pjesshëm. Shpesh herë shikonim mbi 8 lojtarë poshtë vijës së topit.

Në fazën e ndërtimit, Partizani e kërkonte gjerësinë, jo vetëm me lojtarët sulmues anësorë, por edhe me dy “kursorët” anësorë të prapavijës, siç ishin Kotobeli dhe Ibrahimi. Ndërsa Kukësi e arrinte gjerësinë vetëm me anësoret në linjën e përparme.

Në një takim si ai i djeshmi, ku rreshtimi është i njëjtë dhe ku lojtarët në fushë e kanë shumë të qartë pozicionin e çdo kundërshtari respektiv, aplikimi më i shpeshtë i elementeve tekniko – taktik si, driblimi, loja kombinative dhe dinamika e “kursorëve” anësorë të prapavijës bëhet domosdoshmëri.

Partizanti e arrinte superioritetin vetëm me mbivendosjet e dy lojtarëve, Ibrahimi dhe Kotobelli. Te kampionët, kjo arrihej me Kale. Madje, edhe ato pak situata të krijuara nga Kukësi në fazën e ndërtimit, erdhën

nga cilësitë shumë të mira të këtij lojtari në situatat një kundër një.

Në përgjithsi, loja ishte e nivelit mesatar. Mungoi saktësia në ato pak goditje drejt portave, gjithashtu pati shumë pak befasi në 1/3  e sulmit .

Si përfundim, Partizani meritonte diçka më shumë, por, nga ana tjetër, Kukësi nuk vodhi asgjë.

more recommended stories