Akuzat e Bardhit, përfaqësuesi i FSHF-së zbulon bisedat me të në “Messanger”

Enis Bardhi po kalon një moment magjik në La Liga, por në ditët e fundit ai është bërë protagonist në mediat për shkak të një interviste. Mesfushori që ka zgjedhur të luajë për Maqedoninë në një prononcim për “Super Sport” deklaroi se Shqipëria nuk e ka ftuar asnjëherë.

Gjithsesi reagimi i FSHF ka ardhur menjëherë nga Jetmir Salihu, i cili është pjesë e zyrës së talenteve në FSHF. Ai ka sqaruar se mesfushori nuk e ka pasur në plane Shqipërinë, ndërkohë që ka publikuar edhe mesazhet me lojtarin.

“Ai madje nuk na ka dhënë as numrin e telefonit. Nuk ishte i interesuar të vinte në Kombëtare. Për herë të parë është tentuar të kontaktohet në vitin 2011, në prova te Kombëtarja U-17. Pastaj e kam kontaktuar zyrtarisht në vitin 2014 direkt në ndeshje me Kombëtaren U-21, ndeshje miqësore. Nuk më ka dhënë as numër telefoni. I kam dhënë numrin tim të telefonit, por thjesht nuk ka patur interes. Thjesht, jemi në kontakt”, ka thënë Jetmir Salihu për “Gazeta Olle.com”.

Biseda e plotë e Salihut me Bardhin

Salihu: Enis a mund të flasim pak (kontakti i parë në vitin 2011)

Bardhi: Jetmir une momentalisht nuk dua të beje lëvizje mirëpo faleminderit per interesimin por ne te ardhmen sigurisht se do te ndegjihemi prape. (biseda vazhdon në vitin 2014)

Salihu: Unë bisedova sot me sfatin ekipit kombëtar ne lidhje me ty dhe Valmir Nafiun, dhe pas ofrimit te Isnik Alimit ne Kombetare duam te ju ftojme edhe ju. Andaj ne mund te ju ftojme ne ndeshje miqesore dhe pastaj te vendoset ne lidhje me ju, sikurse qe keni me bo me Isnik Alimin qe tani jemi tu ja rregullu pasaporten shqiptare dhe do ta bejme ather kur te jete e përshtatshme si per ju ashtu edhe per ne. Une do te vazhdoje ti përcjelli me shume vëmendje ndeshje tua dhe ne tashme kemi kontakt….ky eshte numri im personal. 

Bardhi: Ok faleminderit shume do te jemi ne konakt naten e mire.

Salihu: Ne rregull. Eshte vendim qe duhet ta presim nga ti kurdo qe ke gadishmeri per kete. Ndegjohemi prape.

Bardhi: Ok

   

more recommended stories