Absurditet shqiptar/Policia ikën nga stadiumi, ndërpritet Tomori-Bylis

Ndoshta mund të hyjë në çuditë futbollistike, të denjë për një vend të varfër afikan. Por, kjo ka ndodhur sot në Shqipëri, pikërisht në ndeshjen midis Tomorit dhe Bylisit, e ndërprerë në minutën e 60-të, kur rezultati ishte 0-1 për ballshiotët. Shkaku është absurd. Forcat e rendit u larguan në atë minutë nga stadiumi dhe natyrshëm, duke zbatuar edhe rregulloren, gjyqtarët ndërprenë ndeshjen.