Godet sërish Lushnja, merr mesfushorin elbasanas

Edhe pse është një ekip, që menaxhohet nga bashkia e qytetit, Lushnja po bën përpjekjet maksimale për të pasur skuadrën e duhur për një përfaqësim sa më dinjitoz në elitë, ku kthehet pas 3 sezonesh.
Orgest Gava është afrimi më i fundit i myzeqarëve të drejtuar nga trajneri Artan Bano, i cili më parë ka kthyer dy lushnjarët Ibrahim Bejte dhe Brunild Pepa. Ka marrë gjithashtu fierakun Agim Meto. Gava ka dalë në stërvitje me Lushnjën dhe ka firmosur kontratën sezonale me drejtuesit e saj. Trajneri Bano kërkon në ekip edhe një tjetër elbasanas, Renato Hyshmerin.